Atletja Drita Islami,për vizitë në NP “Higjiena Komunale”Shkup

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani sot pati takim me atleten e re Drita Islami.

Marketing

Si përfaqësuese e Federatës së Atletikës së vendit tonë, Drita Islami ka marrë pjesë në gara të shumta ndërkombëtare, si dhe në lojërat Olimpike në Rio, ndërsa së fundmi ajo vendosi rekord të ri kombëtar në vrapim prej 400 metrave. Periudhën që vjen, Islamin e pret pjesëmarrje në kampionatin Ballkanik në Stamboll, si dhe në kampionatin Evropian në vrapim që do të mbahet në Paris.

“NP Higjiena Komunale-Shkup do ta përkrahë Drita Islamin, me qëllim ajo të vazhdojë me paraqitjet e saja të suksesshme në kampionatet evropiane dhe botërore. Nga ajo presim që gjeneratave të reja t’ua përcjellë porosinë se mjedisi jetësor mbrohet vetëm nëpërmjet veprimit të drejtë dhe të ndërgjegjshëm me mbetjen.”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing