Audiomesazhi trishtues i Sala: Aeroplani po rrëzohet, kam shumë frikë!

Dy ditë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte Emiliano Salo u zhduk, janë publikuar audiot e mesazhit të fundit që argjentinasi ia dërgoi disa miqve të tij në Whatsapp. Në atë mesazh, ai dëgjohet duke thënë, një spanjisht, se aeroplani mund të rrëzohet dhe se ai ka frikë.

Marketing

Sulmuesi argjentinasi i Cardiff Cityt, Sala, dyshohet se ka vdekur pasi që aeroplani privat i tij u zhduk në orët e vona të së hënës, përderisa po udhëtonte mbi kanalin që e bashkon Anglinë dhe Francën, transmeton Gazeta Express.
Policia e Francës dhe klubi Nantes e konfirmuan dje se Sala ishte njëri ndër dy personat të cilët kishin udhëtuar me atë aeroplan mbrëmë. Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets.

“Përshëndetje, vëllezërit e mi të vegjël, si jeni ju njerëz të çmendur? Vëlla, jam shumë i lodhur, isha këtu në Nantes duke bëra shumë e shumë gjëra. Nuk ndalen kurrë, nuk ndalen kurrë, nuk dalën kurrë”, dëgjohet duke thënë Sala.
“Jam në një aeroplan që duket sikur do të rrëzohet dhe unë po shkoj në Cardiff. Është e çmendur, nesër e fillojmë punën dhe pasdite i fillojmë seancat stërvitore me ekipin tim të ri, djelmosha”.

“Si jeni ju? A është gjithçka në rregull? Nëse nuk merrni lajme nga unë brenda një ore e gjysmë, nuk e di nëse ata do ta dërgojnë ndokënd për të më kërkuar mua… Kam filluar të frikësohem”.

Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Kur e nisi udhëtimin për t’u kthyer te klubi i tij i ri, Sala i dërgoi mesazh miqve të tij duke i thënë se aeroplani ishte duke i bërë disa zhurma të çuditshme. Disa mediat angleze raportuan se aeroplani e kishte pasur të vështirë edhe të nisej dhe kishte katër apo pesë deri sa më në fund u nis.
Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Lanës nga Nandes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri.

Marketing