Aurela Gaçe dhe Rozana Radi shembull për mobilizim në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti

Dy artistet e njohura shqiptare janë mobilizuar që përmes llogarive të tyre në rrjete sociale t’u dalin në ndihmë qytetarëve.Tërmeti i rëndë që ka goditur Shqipërinë, ka bërë që gjithë shqiptarët të mobilizohen për t’i ndihmuar viktimat, shkruan lajmi.net.

Marketing

Artistët kanë bërë punë të madhe, nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale kanë dhënë kontaktet e qytetarëve që kanë ofruar ushqim e strehim për të prekurit.

Gjatë gjithë ditës, dy këngëtaret, Aurela Gaçe dhe Rozana Radi kanë bërë postime të panumërta me kontakte nga Kosova e Shqipëria, ku qytetarët janë shprehur të gatshëm t’i strehojnë banorët.

Për gjithë ata që kërkojnë dikë për strehim, le të hyjnë në profilet e dy artisteve, ku gjenden të dhëna pafund.

Marketing