Australia shpall gjendje të jashtëzakonshme pas përhpajes së zjarreve

Autoritetet në Territorin e Kryeqytetit Australian (ACT) kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme derisa zjarret masive po shkojnë drejt jugut në Canberra.

Marketing

Përhapja e zjarreve është kërcënimi më i madh për vendin në gati dy dekada, thanë zyrtarët australianë, njofton Klan Kosova.

Zjarri kryesor që po ndodh në jug të territorit ka kapluar më shumë se 18.500 hektarë, shkruan BBC.

Banorët në periferitë e Canberra u është kërkuar të “qëndrojnë vigjilent” për evakuimet e mundshme.

“ACT tani po përballet me kërcënimin më të madh të zjarrit që prej zjarreve shkatërruese të vitit 2003”, u tha Shefi Ministri Andreë Barr para gazetarëve të premten.

“Tani nuk ka prioritet më të lartë për qeverinë ACT në këtë kohë sesa kërcënimi i zjarrit.”

Marketing