Australian GP: Spanjolli fiton edhe garën e 11-të të sezonit

Marc Marquez po vazhdon me formën e tij të jashtëzakonshme.
Piloti spanjoll i Honda, Marquez, ka fituar garën e 11-të të sezonit, duke triumfuar në Australian GP, shkruan lajmi.net.
Spanjolli ishte pakëz me fat, pasi ai gjendej në pozitën e dytë në xhiron e fundit, por Vinales u rrëzuar për të bërë që piloti i Honda të merrte tjetër fitore.

Marketing

Marquez e mbylli garën para Cal Crutchlow dhe Aussie Jack Miller.

Me këtë fitore, Marquez ka shënuar fitoren e 55-të me Honda, duke vendosur kështu rekord në skuadër.

Marketing