AUSTRI: Lëndohet rëndë në kokë një futbollist kosovar

Ditë më parë, portieri i një skuadre vjeneze e ka goditur një futbollist kosovar 36-vjeçar nga rrethi i Bruck-Mürzzuschlag në kokë, gjatë një turneu të futbollit në sallë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Futbollisti 36-vjeçar kosovar është pranuar me lëndime serioze të fytyrës, në spitalin në ëeststeiermark dhe më pas u transferuar në spitalin e Grazit të Austrisë.

Marketing

Në orën 14.30, portieri, identiteti i të cilit ende nuk dihet me siguri, ka goditur me këmbën e djathtë futbollistin 36-vjeçar kosovar, i cili sapo ishte vendosur pak përpara tij.

Si rezultat i kësaj, është shkaktuar një grindje masive mes dy ekipeve, përcjell Shtegu.com.

Ende nuk dihet nëse janë lënduar edhe persona të tjerë, ndërsa hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Mirëpo, përkundër kësaj, turneu i futbollit vazhdoi. Ekipi nga Vjena u largua nga salla, prandaj edhe nuk dihet për identitetin e portierit.

Marketing