Austria ndërton modelin e ri të urës, hapet dhe mbyllet si një çadër (video)

Shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë kanë përfunduar punën për ndërtimin e një ure, modeli i së cilës hapet dhe mbyllet si një çadër.

Marketing

Ura është rreth 70 metra e gjatë dhe gjendet mbi lumin Lafnitz në kufi të Austrisë me Hungarinë, ku po ndërtohet një autostradë e re, shkruan Daily Mail.

Për dallim nga projektet tjera të konstruksionit të urave, kjo urë është ndërtuar vertikalisht në vend të horizontales, dhe më pas është ulur përmes gypave në formë çadre për t’u përshtatur me kornizat në të dy anët.

Ekspertët kanë thënë për blogun e universitetit se lidhja bëhet ngadalë përmes sistemeve hidraulike. Sipas tyre, ndërtimi i urave në këtë formë është më i shpejtë, më i sigurt dhe më i lirë.
Ata besojnë se një ditë kjo formë e konstruktimit do të jetë standarde në botë.

Marketing