Austria ofron 31 milionë euro për zhvillim të vaksinës kundër virusit korona

Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për grumbullimin e mjeteve për zhvillim të vaksinës kundër virusit korona, në organizim të BE-së, Austria premtoi rreth 31 milionë euro.

Marketing

“Këtë luftë, në afat të shkurtër, do ta fitojmë dhe ekonomia jonë përsëri do të lulëzojë vetëm nëse bashkërisht arrijmë të zhvillojmë vaksinë efikase ose ilaç për virusin korona”, theksoi kancelari austriak Sebastian Kurc.

Në konferencën e donatorëve janë grumbulluar 7,4 miliardë euro.

Para konferencës, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ishte bashkorganizatore, ta se nevojitet që të grumbullohen shtatë miliard euro për zhvillim të vaksinës.