Autizmi pas lindjes, shkak përdorimi i celularëve

Psikologët dhe mjekët alarmojnë për paraqitjen e autizmit tek fëmijët nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike, kryesisht telefonat celularë. Autizmi i lindur tashmë është një sëmundje më e rrallë krahasuar me autizmin i cili paraqitet pas disa vitesh nga lindja e fëmijës. Psikologia Zemrijete Veseli e cila drejton shoqatën “Imago Plus” në të cilën trajtohen fëmijët me autizëm dhe pengesa tjera psikike, thotë se ky alarm ka ngritur vetëdijen tek prindërit që në fazë shumë të hershme t’i dërgojnë fëmijët për diagnostikim dhe trajtim.

Marketing

“Momentalisht trajtojmë diku rreth 95 fëmijë, ku 65 prej tyre i kemi të moshës nën gjashtë vjeçare të cilët afërsisht janë me të njëjtat simptome të autizmit por mund të them se diku 35 fëmijë i kemi të cilët edhe pse i kanë simptomat e autizmit, nuk janë autik ato vijnë arsyeja që kanë ndenjtë një kohë të gjatë përpara televizionit. Kohëve të fundit ka filluar ngritja e vetëdijes për atë kemi dhe një numër të madh të fëmijëve të cilët vijnë dhe kërkojnë ndihmë me kohë.

Përafërsisht fëmijët vijnë nga mosha 18 muajshe, ndërsa mosha më e vonshme është dy vjet e gjysmë deri tre”, deklaroi Zemrijet Veseli, Psikologe Klinike OJQ “Imago Plus”.

Psikologët kritikojnë mënyrën e funksionimit të sistemit aktual nëpër Qendrat ditore. Sipas tyre, fëmijët me nevoja të posaçme më shumë qëndrojnë në përkujdesje se sa që trajtohen, me çka edhe pas trajtimit disa vjeçar ata përsëri kanë ngecje të dukshme në zhvillim. Psikologët kërkojnë ndryshime ligjore.

“Momentalisht sistemi i deritanishëm ka qenë ai sistem ku i kanë sjellë fëmijët nga mosha 5-6 vjeçare, nuk është bërë ndonjë diagnostifikim më herët, vlerësimet dhe kategorizimet nuk janë bërë ndër moshën tre vjet e gjysmë apo katër, ky ka qenë ai sistem që i ka bërë fëmijët ta kalojnë kohën pa u trajtuar, kohë e cila është shumë delikate dhe shumë e nevojshme për tu trajtuar që fëmija t’i kthehet jetës normale. Pesë vjet e gjysmë i kanë pranuar nëpër qendrat ditore fëmija ka hyrë aty dhe ka mbetur aty deri në moshë madhore. Kjo është arsyeja që qendrat ditore nuk kanë qenë funksionale, por besoj se nga Janari do të ketë reforma të reja, riorganizime të reja nëpër qendra ditore ku do të fillojnë që të pranohen fëmijët nga moshat e vogla”, pohon Zemrijet Veseli, Psikologe Klinike OJQ “Imago Plus”.

Në Maqedoni ekzistojnë 30 Qendra ditore të cilat kanë më së shumti rol përkujdesës sesa trajtues për këtë kategori të fëmijëve. Ndërsa shumë qendra ditore ekzistuese kanë mungesë të stafit adekuat mjekësor në gjuhën shqipe, me çka vështirësohet dukshëm trajtimi i fëmijëve shqiptarë me këto lloj sëmundjesh.

Alsat-M

Marketing