Autobusi udhëtues i BE-së nëpër tetë qytete në vend

Ambasadorë nga disa vende anëtare të BE-së, studentë dhe përfaqësues të mediumeve prej sot e deri më 31 maj do të vizitojnë tetë qytete nëpër vend. Autobusi udhëtues i BE-së me përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian është pjesë e fushatës “BE për ty”.

Marketing

Synimi i autobusit të udhëtimit të BE-së, të organizuar nga Delegacioni i BE-së, është që të vendoset komunikim direkt me qytetarët dhe të diskutohet për shpresat dhe brengat e tyre lidhur me BE-në dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje lidhur me Bashkimin Evropian, procesin e inkuadrimit në BE, mundësitë për financim përmes IPA dhe programeve tjera për ndihmë të BE-së, përmes komunikimit direkt me ekipin e Autobusit udhëtues të BE-së.

Vizitat përfshijnë debate me nxënës nga shkollat e mesme për “Vizionin e të rinjve për BE-në” aktivitete rodeo të biçikletave për më të rinjtë, si dhe aktivitete tjera.

Marketing