Autogoli i shekullit? Moment qesharak nga takimi i Maqedonisë së Veriut

Marten Kuks ka qenë fytyra më tragjike e Estonisë në barazimin 3-3 ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marketing

Para ndeshjes, lojtari estonez kishte thënë se do të jetë një përballje interesante ajo me maqedonasit.

Por, qysh në fillim të takimit, Kusk ishte autori i njëri ndër auto-golave më shokues në histori të futbollit.

Derisa lojtarët e Maqedonisë së Veriut humbën kontrollin e topit, reprezentuesi i Estonisë e pranoi më pas atë në këmbë.

Kur ishte minuta e tretë e takimit, Kusk nuk ishte në dijeni se ku gjendej portieri i tij dhe pasoi topin në drejtim të golit.

Portieri i Estonisë nuk arriti ta zë topin në kohë dhe kështu, Kusk shënoi auto-gol.

https://twitter.com/benjadiezsierra/status/1315323421140680704?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fautogoli-i-shekullit-moment-qesharak-nga-takimi-i-maqedonise-se-veriut%2F