Prokuroria turke ka lëshuar urdhër për arrestimin e 176 ushtarëve nën dyshim se janë të lidhur me rrjetin e Fetullah Gjylenit, për të cilin Ankaraja pohon se qëndron në tentimin për puç para tre vjet e gjysmë, lajmëroi agjencia shtetërore e lajmeve “Anadollu”.

Mes tyre të cilëve u kanoset arrestim janë 143 nënkolonelë, prej të cilëve 97 ende janë në detyrë dhe 33 nënkolonelë më të rinj, prej të cilëve 11 ende janë në detyrë. Me arrestim kanosen edhe gjatë pilotë të aeroplanëve F-16.

Aksioni policor kundër personave të dyshuar është koordinuar nga qytetit i Izmirit dhe është drejtuar në 49 provinca, sipas agjencisë Anadollu.

Gjyleni ka mohuar çfarëdo përzierje në tentimin e pasuksesshëm për puç në korrik zë vitit 2016, ku humbln jetën rreth 250 persona.