Autorizohet përdorimi i terapisë që e mori Trumpi për ta mposhtur koronavirusin

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka miratuar të shtunën një autorizim emergjent për përdorimin e koktejit të antitrupave të Regeneron si trajtim për pacientët e infektuar me COVID-19.

Marketing

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump e kishte morrë terapinë e quajtur REGEN-COV2, kur u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus.

daj infeksionit. Kokteji uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, “duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë”.

“Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme”, tha FDA.

Marketing