Autostrada Kërçovë- Ohër do të shpenzojë para shtesë nga shteti

Autostrada Kërçovë – Ohër tani për tani është një vrimë pa fund. Edhe pas një viti, është e pamundur të përcaktohet sa përfundimisht do të kushtojë kjo pjesë. Për momentin, e vetmja gjë që dihet është se 220 milionë euro nga 374 të dhëna nga Banka kineze EKSIM për këtë autostradë, janë të pashfrytëzuara.

Marketing

Nuk dihet se sa do të kushtojë autostrada për shkak të ri-projektimit të tunelit të huqur, si dhe çështjet e reja shtesë, të tilla si mbikalimet, nënkalimet, rrugët ndihmëse dhe pjerrësitë. Problem është edhe përfitimi i firmës kineze, që është mbi 50 për qind.

Po përpiqemi të shkojmë me çmimet e nën-kontraktorëve, jo me çmimet e Sinohidro-s, që ishin deri më tani. Por, përsëris për gjërat shtesë që janë në numër mjaft të madh – tha Zoran Kitanov, Agjencia për Rrugë Shtetërore.

Nga Agjencia për Rrugë Shtetërore paralajmëruan se për një muaj do të përcaktohet se sa do të kushtojë ky aks. Deri atëherë, qëllimi kryesor i Ministrisë së Transportit dhe i Agjencisë do të jetë që në Kuvend të arrijnë t’i ridestinojnë 220 milionë eurot që gjenden në llogarinë e bankës EKSIM.

Këto para do të ishin shfrytëzuar për pozicione të tjera që mund të ndërtohen, e jo për ato të parashikuarat që janë në ngecje. Se si do të përfundojë kjo do të dihet pas bisedave me përfaqësuesit e bankës EKSIM që duhet të mbërrijnë në Maqedoni deri nga mesi i korrikut. Ndryshe, me ri-projektimin do të ketë edhe shpronësim të ri të truallit.

Kur do të përfundojë riprojektimi në 15 – 20 ditët e ardhshme, atëherë do të kemi pasqyrë të qartë se sa shpronësim do të na duhet. Tani flasim për truaj privat. Dëmshpërblimin e paguan ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, por vlerësimin e bën vlerësuesi shtetëror – deklaroi Zoran Kitanov, Agjencia për Rrugë Shtetërore.
Autostrada Kërçovë – Ohër duhet të përfundoj në janar të vitit 2019, por për shkak të projektimit të keq, pritjet janë që të finalizohet në tre vitet e ardhshme.

Marketing