Autostrada Kërçovë – Ohër,deputetët japin dritë jeshile kredisë shtesë

Me 68 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi i dha dritë jeshile Ligjit për garanci nga shteti për Marrëveshjen e kredisë prej 179 milionë dollarë për financimin e mëtejmë të autostradës Kërçovë – Ohër. Por, edhe pse miratimi i ligjit u mbështet nga të gjitha palët, nuk kaloi pa kundërshtime midis pushtetit dhe opozitës.

Marketing

“Dyfish më shumë para, zvogëlim i sigurisë, ndërmarrjet që punojnë në mënyrë indirekte tani nuk munden, kërcënim për sigurinë e njerëzve të cilët udhëtojnë, aksidente, ulje të turizmit, numër i madh personave kanë ngelur pa punë. Dyfish më shumë do të shpenzoni para për përrallën e shpikur se VMR-DPMNE ka keqpërdorur diçka dhe më në fund të thoni se trasa ka qenë e saktë”,- tha Trajço Dimkov nga VMRO-DPMNE.

“Ju mjaft mirë e dini se çfarë do të thotë mospërputhje e dokumentacionit të projektit me gjendjen reale në terren kjo është e para punës, së dyti është mungesa e nyjeve, tre janë rrugët alternative dhe katër është tuneli të cilin ju asnjëherë nuk e cekni. Kategoria e dytë dhe e tretë pyesni inxhinierët se çfarë do të thotë me hulumtime gjeoteknike dhe çfarë është kategoria e pestë dhe e gjashtë dhe cili është dallimi”,- deklaroi ministri i transportit, Goran Sugarevski.

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, ditë më parë sqaroi se huaja do të ndahet me afat shtesë të pagesës prej 20 vjet dhe grejs periudhë të përgjithshme prej pesë viteve. Shkalla e interesit është fikse dhe do të arrijë dy për qind në nivel vjetor për tërë kohëzgjatjen e huasë.

Marketing