AUV inspektim në fabrikën e birrave në Shkup

Pas raportimit nga Qendra për Shëndet Publik se disa punëtorë në fabrikën e Shkupit për prodhimin e birrave dhe lëngjeve janë helmuar me ushqim, inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri (AUV), Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Qendrës për Shëndet Publik po bëjnë kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në mensë.

Marketing

Qëllimi i kontrollit, kumtoi AUV, është përcaktimi i shkaktuesit eventual të helmimit. Shërbimet inspektuese do të marrin mostra prej ushqimit që është përgatitur/shërbyer si racion për të punësuarit, si edhe strisha prej sipërfaqeve të punës dhe prej të punësuarve në mensë.

“Shkaqet për helmimin do të përcaktohen me analizat laboratorike të mostrave të marra nga ushqimi dhe strishave, ndërsa analizat do të bëhen të njohura për disa ditë.

Marketing