Avancime, distinktivë dhe mirënjohje për Ditën e ARM-së

Të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë sot me rreshtimin solemn në pllajën para ndërtesës së Ministrisë do ta shënojnë Ditën së ARM-së.

Marketing

Konform rregullave për protokoll ushtarak, rreshtim solemn mbahet një ditë para festimit qendror të Ditës së ARM-së. Parashikohet vendosja e luleve para përmendores pjesëtarëve të rënë të ARM-së, do të kumtohen emrat e personave të avancuar dhe do të ndahen plaketa, distinktivë , mirënjohje dhe masa t. tjera stimuluese të MB-së dhe SHM të ARM-së.

Në rreshtimin solem do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, kryeshefi i SHM së ARM-së gjeneralmajori Metodija Veliçkovski, zëvendësi i kryeshefit të SHM së ARM-së gjeneralmajori Azim Nuredini, sekretari shtetëror në MB Dragan Nikoliq, drejtori i SHM së ARM-së gjeneralmajori Zoran Milevski, udhëheqësit e sektorëve në MB, kryeshefat e njësiteve organizuese në SHM e ARM-së dhe të punësuarit në MB dhe SHM e ARM-së.

Marketing