Avancohet kuadri shqiptarë në Inspektoratin shtetëror për inspektim teknik

Pas një periudhe disa vjeçare pritjeje, drejtori i Inspektoratit shtetëror për inspektim teknik Ekrem Bunjaku falë këmbënguljes së tij avancon kuadrin shqiptarë që funkcionon në kuadër të këtij inspektorati.

Marketing

Gjatë dorëzimit të vendimeve pas shumë kohë pritjeje punëtorët shprehen të kënaqur nga angazhimi i drejtorit Bunjaku për të shpërblyer angazhimin e tyre në këtë inspektorat duke thënë se hapi i këtillë nga ana e drejtorit do të jetë motiv shtesë për ata për më shumë punë me përkushtim dhe përgjegjësi në detyrat e reja.

Këto të informacione mund ti gjeni edhe në faqen zyrtare të Inspektoratit http://www.diti.gov.mk ku në mënyrë tranpsarente përshkruhen pozitat e 10 punëtorëve të avancuar nga të cilët 7 janë shqiptarë të cilët deri tash kanë qenë në pozitat më të ulëta si bashkëpunëtorë të rinj, ndërsa tani falë angazhimit të drejtorit Bunjaku pozitat e tyre janë shumë më të larta duke filluar nga udhëheqës sektori, këshilltarë dhe referent të pavarur.