Avdiaj flet pas golit të shënuar mbrëmë

Willem II ka kaluar në rundin tjetër të Kupës së Holandës, pasi e mposhti 2-1 skuadrën e FC Volendam.

Marketing

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, ishte titullar në këtë takim për skuadrën holandeze.

Ai kontribuoi me gol duke realizuar në minutën e 4’.

“Në rundin tjetër, i lumtur që shënova një tjetër gol me Willem II”, ka shkruar ai në llogarinë zyrtare në Instagram.

Avdijaj ka bërë 7 paraqitje me Willem II në sezonin 2018/19 në të gjitha garat, duke shënuar katër gola – teksa ka dhuruar edhe një asist.

Marketing