Avdijaj largohet nga Schalke 04

Donis Avdijaj do të largohet nga Schalke 04 drejt një klubi të ri.

Marketing

Menaxheri Karsten Schmidt ka thënë se Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër, pa dhënë më shumë detaje.

“Negociatat jemi duke i vazhduar”, ka thënë menaxheri i Avdijajt, Karsten Schmidt për “WAZ”. 21-vjeçari të mërkurën mbrëma zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Schalkes. Luajti për Schalke 2 në ndeshjen miqësore që e fitoi kundër SpVgg Erkenschick.

Avdijaj shënoi dy gola në fitoren 5:1. Sulmuesi me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Në Bundesligë, ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje.

Ai është huazuar dy herë nga klubi i Schalkes. Një herë në Sturm Graz dhe së fundi te Roda në Holandë.

Marketing