Avni Rustemi: Rinia do ta vijon frymën rilindëse të Ali Ahmetit

Kryetari i ri i Forumit Rinor, të BDI-së, Avni Rustemi, u zgjodh në kuvendin e dheshëm zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e trashëgoi këtë post nga ish-kryetari i deritanishëm Hisen Xhemaili.

Marketing

Në fjalimin e tij, kryetari i ri forumit rinor të BDI-së, përshëndeti kryetarin e partisë, z.Ali Ahmeti, mysafirin dhe njëherit kryetarin e bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj si dhe anëtarët e kryesisë së rinisë me të cilët do të udhëheq gjatë mandatit të tij.

“Shumë i dashur Kryetar i joni z. Ali Ahmeti, i nderuar z. Erion Veliaj, Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj, e nderuara kryesi qëndrore, nënkryetar, sekretar, deputet, ministra, kryetar komunash,
shumë i dashuri Riza, Albon, Rilind, Shpend, Jeton, Ali, Udaverd, Elton, Miranda, Arta, Besnik, Xheneti, Atdhe, Enes, Muhamed, Feti, Fjolla, Besmir, Argjend, Arta Qerimi, Rina, Petrit, Trashigim, Shqipe, Drilon, Nexhbudin, Florent, Jetmir, Valbona, Fitore, Egzon dhe Armend.

E nderuara rini e këtij Kuvendi zgjedhor të forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim

Unë, Avni Rrustemi, jam pafundësisht mirënjohës dh faleminderues për besimin e deleguar tek unë dhe 32 shokët e shoqat tona për t’i prirë forumit tonë rinor dhe për ta vijuar frymën rilindase të Ali Ahmetit deri tek çdo i ri në vendin tonë.

Shtrij dorën më të sinqertë të bashkëpunimit për 32 anëtarët e kryesisë së forumit rinor, kryetarët e degëve të rinisë tonë, kryesisë qëndrore dhe përfundimisht, Kryetar Ahmeti,

NE, të rinjtë e këtij vendi, të rradhitur këtu si fishek ne karrikator, jemi nën urdhërat e tua, na prij.

Ju faleminderit dhe na priftë e mbara.,” tha kryetari i FRI-BDI, Avni Rustemi.

Marketing