Avokatët ia anuluan autorizimin Gruevskit për lëndën “Titanik”

Me dhënien e dëshmive materiale në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin me parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Kryetari i këshillit gjyqësor është gjykatësit Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska.
Gjykatësi Shabani, në fillim të seancës së sotme konstatoi se nga avokatët e të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, është njoftuar se e e anulojnë autorizimin për përfaqësim në procedurë.

Gjykata pas arratisjes së Gruevskit në Hungari vendosi t’i gjykohet në mungesë.

Prokurorja Stefanovska në gjykimin e sotëm tha se me mbrojtjen është e mendimit që dëshmitë të shfaqen në ekran dhe të lexohen vetëm numrat rendor nën të cilat janë dorëzuar.

Prokurorja tha se grupi i parë i dëshmive ka të bëjë me shoqërimin kriminel dhe veprimet e ndërmarra në vitin 2011. Sqaroi se bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve për fushata politike. Janë bërë fatura nga kompanitë “DVD PET”, “Transmet”, “Sekjurikom multiservis internacional”, “Polijesterdej”, të marra gjatë bastisjes në vitin 2017, ndërsa kanë të bëjnë me periudhën e vitit 2011-2015.

Në “Titanik”, përveç Nikolla Gruevskit, akuzohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhjeve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore.

Marketing