Avokati Alispahiq dënohet me 2000 euro për status në facebook

Gjykata Themelore Shkupi 1 e sanksionoi avokatin Asmir Alispahiq me dënim prej 2000 eurosh, për shkak të një statusi i cili e kishte bërë, në profilin e tij në facebook, i cili përmendet gjykatësen Sofija Laliçiq, duke e quajtur “njëri nga gjykatësit, njofton Shenja.

Marketing

Revolta e avokatit Alispahiq vjen pasi ai përmend veprimin e gjykatëses si të paligjshëm, gjatë seance gjyqësore për vjedhje në të cilën ai ka qenë avokat mbrojtës.

“Dënohet avokati Asmir Alispahiq nga Shkupi me dënim prej 2000 eurosh. Dënimin me para avokati është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh”, thuhet në vendimin e gjykatës. Më 4 shtator avokati Alispahiq në facebook postoi një status në të cilin shkruhej “Swarovski Sofija Laliçiq. Shkarkim i menjëhershëm”.

Sipas vendimit të cilin Alispahiq e postoi poashtu në facebook, përmbajtja e këtillë e ka lënduar gjykatësin. Gjykatësja Laliçiq në opinion është e njohur në “bombat”, në të cilat ka biseda me ish personin e parë të DSK-së Sasho Mijallkov.

Marketing