Avokati i Almirit shpërthen: Çfarë drejtësie, dy të rinjtë shqiptarë dënohen me 38 vjet burg, Iliqi që vrau Almirin me 6 vite burg

Avokati boshnjak Asmir Alispahiq reagon pas dënimit të dy të rinjve shqiptarë me 38 vite burg, dhe dënimin e vrasësit të Almirit me 6 vite burg.

Marketing

“Për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me  nga 19 vite burg, ndërsa për vdekjen e 4 vjecarit të vogël Almir Aliu, Boban Iliq u dënua me vetëm 6 vite burg. Drejtësia selective nuk është drejtësi!. Nuk ka drejtësi – ka paqe, eh Maqedonia ime e Veriut e cuditshme”, ka shkruar Alispahiq.

Gjykata shqiptoi dënim për të akuzuarit për vrasjen e “Komitit” Nikolla Sazdovski, në lagjen Autokomandë. I shpalli fajtorë dhe i dënoi me 38 vjet burg gjithsej.

Besir Bela (21 vjet) u dënua me 19 vjet.

Skender Demiri (19 vjet ) me 19 vjet.

Gjykata theksoi se i ka marrë parasysh të gjithë rrethanat lehtësuese dhe rënduese, konkretisht faktin se të rinjtë e kanë sulmuar me paramendim Sazdovskin dhe e kanë lënë në gjendje kome pa e ndihmuar më pas. Por u theksua edhe se autorët kanë qenë në vetëdije të plotë kur ia kanë shkaktuar plaget Sazdovskit të cilat sipas analizave mjekësore, i kanë shkaktuar atij dhimbje të rënda para se të bie në gjendje kome. Gjykata kujtoi se tre të akuzuarit janë njëlloj fajtorë për vrasjen që e kanë bërë me paramendim, dhe nuk ka qenë rrahje klasike mes të rinjëve. U konsiderua edhe fakti se autorët janë djem të ri, pa dosje penale.

Të dënuarit do të duhet së bashku të paguajnë edhe dëmshpërblim për vrasjen e Sazdovskit që në total është mbi 10 milion denarë. Secili veq e veq do të duhet të paguajë mbi 5 milion denarë familjes së Sazdovskit. Mbi 1milion e 200 mijë denarë për babain e Sazdovskit, për dhimbjen shpirtërore. Mbi 1 milion për nënë e tij.

Mbi 1 milion për motrën dhe mbi 1 milion për vëllain. Por do të duhet ti paguajnë edhe gjyshes së Sazdovskit mbi 600 mijë denarë. Secili prej të dënuarve do të paguajë mbi 81 mijë euro dëmshpërblim për familjen e Sazdovskit. Që të dy do të paguajnë 162 600 euro.

Marketing