Avokati i Gruevskit: Ja çfarë më tha nga Hungaria?

Elenko Milanov është avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili po e mbron ate në disa lëndë të hapura nga prokuroria special. Ai deklaroi se nuk ka pasur njohuri se klienti i tij planifikon të arratiset nga Maqedonia. Milanov tha se ka marrë telefonatë nga Gruevski nga Hungaria, menjëherë sapo kishte mbërritur atje.

“Nuk kam pasur njohur, asgjë skam ditur. Dhjetë ditë para se të shkojë është kontakti im me Gruevskin dhe nuk ka pasur paralajmërime të tilla. Pas publikimit të porosisë së tij në facebook, ai mu lajmërua në telefon dhe më njoftoi se ka shkuar në Hungari për të kërkuar azil.”, theksoi avokati Milanov.