Avokati i Gruevskit: Nuk e di ku gjendet klienti im

Avokati i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Dangov për TV21 tha se nuk din se ku gjendet klienti i tij. Ai nuk dëshironte të jep deklaratë, por me letër u përgjigj se Gruevski nuk ka të drejtën e ankesës në Gjykatë të Lartë për vendimin e Gjykatës Penale. megjithatë, ai shtoi se do të shfrytëzohen të gjithë mundësitë tjera juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski duhej të paraqitet në burgun e “Shuto Orizares” për vuajtjen e dënimit me burg për dy vite.

Shërbimet e gjykatës gjatë ditës së sotme u përpoqën t’ia dorëzojnë vendimin e Këshillit Penal, ku refuzohet kërkesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve dhe vuajtjen e dënimit. Ministria e Brendshme gjatë natës ka vazhduar të kërkojë në disa lokacione ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili u dënua me 2 vite burg për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen e një Mercedesi luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove.