Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë nesër do ta tërheq propozimin deri te Gjykata Themelore Shkupi 2 për shqiptimin e masës e ndalimit të filmit “Tallja me Krishtin” ku UÇK-ja shfaqet si organizatë terroriste.

Siç kumtojnë nga Avokati i Popullit, vendimi është sjell pas shqyrtimeve të plota dhe analizave juridike.

“Nga ana e Avokatit të Popullit, pas informacionit se filmi tashmë emitohet, është konstatuar se në raport me kërkesën tashmë nuk ka bazë juridike. Në pajtim me ingerencat, veprimi i Avokatit të Popullit do të jetë i drejtuar vetëm në mbrojtjen e të drejtave pronësore të Republikës së Maqedonisë lidhur me pagesat për kompenzimin e filmit nga buxheti i Republikës së Maqedonisë”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Artikulli paraprakZbulohet skandali në duelin, Khabib – McGregor
Artikulli tjetërDerivatet e naftës, kërkohet rritja e çmimit të taksive