Avokati i Popullit: Ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale, shkelje e të drejtave të qytetarëve

Avokati i popullit shpreh brengosje në lidhje me ndërprerjen e sërishme të
lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaportë, patentë shoferi etj.) nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe konsideron se një veprim i tillë do të ndikojë seriozisht në realizimin e shumë të drejtave të tjera të qytetarëve.
Duke marrë parasysh që vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe masave restriktive një numër i madh i qytetarëve nuk i ripërtërinë dokumentet personale, ndërsa disa prej tyre nuk arritën t’i vazhdojnë për shkak të kufijve të mbyllur, Avokati i popullit konsideron se ministria kompetente duhej të parashikojë një situatë të tillë dhe rrjedhimisht me këtë të përshtatë punën.

Marketing

Ndryshimi i sistemit ose azhurnimi i tij në një periudhë kur pritet që të ketë një fluks të rritur të kërkesave për lëshimin e dokumenteve, është jo përkatës dhe paraqet shkelje e të drejtave të qytetarëve, për çka Avokati i popullit sipas iniciativës së tij do t’i hetojë lëshimet eventuale në punën e shërbimeve kompetente në Ministrinë e punëve të brendshme, të cilat do të ishin arsyet e ndërprerjeve në lëshimin e dokumenteve të qytetarëve. Njëkohësisht, Avokati i popullit kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme në fushëveprimin e punës së saj të hetojë se për cilat arsye qytetarët janë sjellur në një situatë të tillë dhe të përcaktojë përgjegjësinë për lëshimin e mundshëm të shërbimeve”, thonë nga Avokati i Popullit.

 

Marketing