Avokati i shtetit Femi Stafa, takohet me diplomat të huaj

 Avokati shtetëror Femi Stafa sot realozoi takime pune me diplomatë të huaj, gjegjësisht me Ambasadoren e Kroacisë në Shkup, Daniela Barshiqi si dhe me Ambasadorin grek, Dimitris Yannakakis.

Marketing

Në takim janë shkëmbyer mendime edhe për temat aktuale në vend që njëherit janë edhe në interes të BE-së siç janë sundimi i së drejtës dhe ligjet reformuese.

Avokati i shtetit Stafa njëherit shprehu edhe falemnderime deri te ambasadorët për përkrahjen e vendeve të tyre që po ia japin Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj euroatlantik.

Ata u dakorduan se në të ardhmen do të kenë bashkëpunime në fushën e drejtësisës dhe jurispodencës si dhe përkushtimin e Avokaturës shtetërore për sundimin e ligjit në vend.

Marketing