Avokati i Veselit: Prokuroria ka humbur objektivin kryesor

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson në Dhomat e Specializuara të Hagës ka thënë se prokuroria e specializuar nuk i ka përmbushur standardet bazë të sjelljes dhe punës. Përplasja ka ndodhur lidhur me deklaratën e prokurorit se nuk do i vendosë në dispozicion dokumentet e kërkuara nga mbrojtja më herët se 3 muaj para nisjes së gjykimit.

Marketing

“E kam bërë të qartë që prokuroria nuk i ka përmbushur standardet bazë të sjelljes dhe punës së vet. Prokuroria po do ta heqë mbrojtjen nga rruga e duhur. Përfundimi që kam nxjerr është se nuk është sjellje etike nga a tyre që nuk i lejohet mbrojtjes që të ketë burimet e mjaftueshme. Janë të anshëm dhe partizanë sa që nuk i marrin parasysh interesat e drejtësisë dhe të akuzuarve. Prokuroria thjesht nga entuziazmi për projektin e tyre kanë humbur objektivin e funksionin kryesor. Smith po thotë se prokuroria po krijon situatë ku mbrojta nuk ka nevojë të dijë për akuzat e ngritura deri tre muaj para gjykimit. Prokuroria e ka politikë ta pengojë mbrojtjen, në mbrojtjen e klientëve të vetë. Që tre muaj janë të mjaftueshëm për ta bërë gjykimin është i gabuar. Ju keni frenat në dorë, gjyqtar, dhe mund ta frenoni prokurorinë. Prokuroria e ka politikë që të vonojë sa më shumë dhënien e të gjitha materialeve që të mos i lejojë mbrojtjes që të përgatitet deri tre muaj para gjykimit”tha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Marketing