Avokati i njohur Spartak Ngjela gjatë emisionit 360grade tha se “janë 4-milionë shqiptarë që nuk lejohen të flasin shqip. Në Shqipëri nuk ka minoritet Grek. Territoret shqiptare janë të pushtuara dhe këtë e di e gjithë bota. Tani po lëvizin ujrat”, tha Ngjela.

“Kisha orthodokse greke ka mallkuar gjuhën shqipe. Ku ka kishë që mallkon gjuhën…”, vijoi Ngjela. “Perëndimi po kërkon një mbështetje në Ballkan që të mos jetë Greke apo Sllave. Pra jemi tek politika austrohugareze, e cila kur ra ajo u ngrit politika anglosaksone dhe ku u ngrit Jugosllavia dhe nisi problemi Shqipërisë”, tregon Ngjela.

Panajot Barka ka reaguar duke deklaruar se Ngjela po ofendon kombin e tij dhe për këtë arsye u largua.

Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e “360 Gradë” në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!

Barka: O Zheji…

Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.

Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.

Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram.

Plas në "360Gradë", Panajot Barka braktis studion pas sherrit me Ngjelën

Plas në "360Gradë", Panajot Barka braktis studion pas sherrit me NgjelënNdiqni LIVE emisionin në Youtube këtu: https://youtu.be/heRnqLlccG8

Publiée par Ora News sur Lundi 17 septembre 2018