Avokati Pavleski heq dorë nga Janeva

Avokati Stevan Pavleski nuk do të jetë avokati mbrojtës i prokurores së dorëhequr dhe paraburgosur speciale, Katica Janeva. Ai së fundi u pa në shoqëri të Janevës gjatë dëshmisë së saj të dhënë në prokurori lidhur me rastin “Reket”.

Marketing

Pavlevski theksoi se nuk do të ketë mundësi për të mbrojtur Janevën. Megjithatë, Pavlevski do të vazhdojë të përfaqësojë klientët e deritanishëm në rastet e Prokurorisë Speciale, si ish-drejtorin e Agjencisë së rrugëve, Ljupço Georgievski dhe Cvetan Pandelevskin në rastin “Perandoria”.