Sot, karvani llogaridhënës i funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshirë këtu sekretarin shtetërorë në Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë Adem Avziu, zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani e shumë funksionarë të tjerë që vizituan Komunën e Zhelinës.

Gjatë vizitës ata qëndruan në Komunën e Zhelinës, vizituan zonën industriale, kompaninë Liberta, më pas vizituan edhe fshatin Strimnicë, ku realizuan takim me banorët e këtij fshati dhe dhanë llogaritë e tyre për të arriturat e deritanishme që përmes qeverisjes së pushtetit qendror dhe lokal janë premtuar dhe realizuar.

Njëkohësisht, banorët në mënyrë të drejtpërdrejtë patën mundësi të komunikojnë me funksionarët kompetent të fushave të ndryshme dhe të marrin përgjigje në pyetjet që ata i tangojnë nga përditshmëria e tyre, nga sfidat me të cilat ata ballafaqohen, rreth planeve që ata kanë për të ardhmen e këtij rajoni etj.

Banorët e kësaj komune shprehën kënaqësi për investimet e deritanishme që janë bërë në këtë komunë, siç janë projektet infrastrukturore: ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale prej vijës ndarëse ndërmjet Komunës së Tetovës deri në qendër të fshatit në gjatësi prej 1420m, rruga Çiflik – Lërc në gjatësi prej 2000m si dhe rruga brenda fshatit Çiflik në gjatësi prej 420m etj.

Banorët e kësaj komune gjithashtu hapur shprehën edhe vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe propozimet për iniciativat e radhës që duhet të ndërmerren për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe për progres më të shpejtë ekonomik të këtij rajoni.