Avziu: Për lëvizje gjatë orës policore të sigurohet leje

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Informatikës dhe Administratës, Adem Avziu, njofton më hollësisht për rregullat e lëvizjes pas masave të reja për qarkullim në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Marketing

Sipas tij, lejet për të gjitha institucionet i ndan Ministria e Informatikës dhe Administratës, ku të gjitha institucionet shtetërore mund të aplikojnë për leje në ueb faqen e www.mioa.gov.mk në mënyrë elektronike.

Sipas tij, bujqit fillimisht kërkesat e tyre i dorëzojnë në Ministrinë e Bujqësisë edhe më pas ato i merr dhe i shqyrton Ministria e Informatikës dhe Administratës.

Sekretari shtetëror, Adem Avziu, gjithashtu bëri apel deri te të gjithë qytetarët në vend që t’u përmbahen rregullave të marra për tejkalim sa më të shpejtë të gjendjes emergjente të shkaktuar nga virusi Korona.