Avziu: Puna e nëpunësve administrativ në kuadër të MSHIA po zhvillohet në rotacion

Sekretari Shtetëror i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë – Adem Avziu, në emisionin 99 MINUTA tregoi për mënyrën e riorganizimit të administratës, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Marketing

Ai theksoi se të gjithë punëdhënësit, respektivisht udhëheqësit e institucioneve, duhet ta organizojnë punën dhe mënyrën e punës të të punësuarve, në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19, por në të njejten kohë mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të institucionit. Ai theksoi se masa e Qeverisë, është dhënë si rekomandim edhe për sektorin privat.

Puna e nëpunësve administrativ në kuadër të MSHIA po zhvillohet në rotacion sa i përket sektoreve që nuk kanë mundësi që të mbyllen, ndërsa pjesa tjetër, punojnë duke shfrytëzuar mundësitë që ofron teknologjia (online), ndërsa të gjithë nëpunësit administrativ duhet të jenë të pregaditur në çdo kohë në qoftë se paraqitet nevoja për prezencë fizike në institucion.
Ndër të tjera, ai theksoi se nëpunësit administrativ që kanë fëmijë nën moshën 10 vjeçare, njëri prind lirohet nga puna, në mënyrë që të kujdeset për femijët, duke dorëzuar vërtetim nga shkolla/kopshti, çertifikatë të lindjes dhe vërtetim nga punëdhënësi i partnerit, që vërteton se partneri shkon në punë.

Sa i përket shërbimeve administrative të cilat qytetarët mund ti shfrytëzojnë, pa patur nevoj që të dalin nga shtëpia, Sekretari Avziu, potencoi portalin e avancuar www.uslugi.gov.mk, ku një pjesë e shërbimeve qytetarëve u ofrohen në formë elektronik. Në këtë portal deri më sot janë aktive pothuajse 130 shërbime që mund t’i shfrytëzojnë qytetarët e RMV-së, nga gjithsej 744 sa ekzistojnë në katalogun e shërbimeve, duke përfshirë këtu: çertifikatat e lindjes, martesës, vdekjes, vërtetime të ndryshme nga Fondi për sigurim shëndetësor i RMV-së, Fondi për sigurim pensional i MV-së, Agjencioni për punësim, Ministria për punë dhe politikë sociale, Ministria për punë të brendshme, etj. Ky portal gërsheton një numër të madh institucionesh që japin shërbime elektronike. Ai theksoi se përveç portalit uslugi.gov.mk, qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë në mënyrë elektronike për çdo lloj nevoje në internet faqet zyrtare të secilit institucion shtetëror.