AZGJ-ja dhe Avokati i Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të qytetarëve

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot
pati takim zyrtar me Avokatin e Popullit z. Naser Ziberi.

Marketing

Në takim, drejtori Sela i dorëzoi Avokatit të Popullit kompletin e
botimeve të publikuara nga AZGJ-ja, ndërsa e informoi edhe për
projektet të cilat janë në vijim, si edhe projektet e planifikuara për
të ardhmen nga AZGJ-ja.

Avokati i Popullit, si organ që i promovon dhe i mbron të drejtat
kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, shërben si shembull për zbatimin
dinjitoz të Ligjit të Zbatimit të Gjuhëve.

Megjithatë në praktikë
ekzistojnë situata në të cilat qytetarët përballen me sfida në pjesën e
realizimit të të drejtave të tyre në gjuhët zyrtare dhe në atë pjesë
është i nevojshëm veprim i përbashkët i institucioneve kompetente, me
qëllim mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave qytetare.

Të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe
ruajtjen e dialogut për çështje të interesit të përbashkët.

Marketing