AZGJ-ja i përktheu në shqip formularët e MPB-së

Pas një pune të palodhur, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës arriti që t’i
përkthejë në gjuhën shqipe dhe t’i lekturojë një numër të madh
formularësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Sektori i çështjeve
civile.

Marketing

Natyrisht kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të këtyre dy
institucioneve, pas një takimi që pati drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela,
me ndihmësministrin e MPB-së, Xhevdet Azizi. Si rezultat i kësaj, tani e
tutje qytetarët shqiptarë për nevojat e tyre do të kenë mundësi që
formularët t’i plotësojnë edhe në gjuhën shqipe.

Sigurisht ky angazhim i AZGJ-së do të vazhdojë edhe më tej për t’i
pëmbushur detyrimet e saj, duke i ndihmuar intitucionet e tjera. Prandaj
i inkurajon ato që t’i drejtohen AZGJ-së dhe të kërkojnë ndihmë.