Azilanti Gruevski flet për TV Sitelin se çfarë po bën në Hungari dhe politikën

Ish-kryeministri Nikola Gruevski pas arratisjes në Budapest të Hungarisë dhe përfitimit të statusit të azilit për herë të parë do të flas për një media maqedonse.
Ai ka përzgjedhur TV Sitel për të folur për jetën e tij të azilantit në Hungari, por edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoni.

Marketing

TV Sitel ka paralajmëruar se Gruevski do të shpjegoj rastin e tij dhe të ardhmen. Ish-kryeministri u arratis vitin e kaluar drejt Hungarisë, përmes territoreve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me ndihmën e diplomatëve hungarez.

Ai u largua vetëm pak orë pasi që duhej të përfundonte në burgun e Shuto Orizares për vuajtjen e dënimit prej 2,5 viteve për rastin “Tank” që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit të blinduar me vlerë prej 650 mijë eurove.

Marketing