Praktikat e legjislacionit evropian i lejojnë Hungarisë që në mënyrë individuale të vendosë për rastin e ish kryeminstrit Gruevski, për ti dhënë statusin e azilit, sepse në këtë rast BE do të jetë neutral duke qenë se rastin e trajtojnë tërësisht juridik. Kështu vlerëson ekperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bekim Kadriu.

“Edhe pse Hungaria është një nga shtetet anëtare të BE-së, BE nuk ka shumë rregulla strikte lidhur me kërkesat e azilit, por kërkojnë njëfare procedure, mirëpo kushtet për status të azilit i vendos secili shtet në mënyrë të barabartë dhe cdo rast është individual dhe merren parasysh rrethanat individuale dhe organet kompetente të shteti përkatës vendosin në bazë të legjislaocioni nacional” – deklaroi profesori i marrdhënieve ndërkombëtare, Bekim Kadriu.
Sipas Kadriut, nuk ka kushte që ti lejohet Gruevskit një status i tillë, por Gruevski mund të përfitojë në bazë të privligjet që gëzon në shtetin hungarez dhe në bazë të së drejtës diskrecionale hugareze. Rasti varet se si do ta shqyrtojnë kërkesën autoritetet hungareze dhe jo në bazë të argumenteve që mund ti ofrojë pala maqedonase.

Nëse Gruevski fiton të drejtën e azilit politik në çdo lloj baze, definitivsht kerkesa për ekstradim nga Minsitria e Drejtësisë do të refuzohet, vlerëson Kadriu.

“Kur do të jepet nëj status mbrojtës në Hungari ajo nënkupton se personit në fjalë i cënohet ndonjë e drejtë në Maqedoni, qoftë e drejta në gjykim të drejtë apo siguri personale dhe për ëtë statusi i tij si azilkërkures dhe vendimi pozitiv i organeve definitivisht do të ketë ndikim negative për kërkesën për ekstradim. Definitivisht kërkesa do të refuzohet nëse atij i pranohet statusi i azilantit” – thotë Kadriu.

Sipas ligjeve hungareze, nëse personi fiton statusin e personit nën mbrojtje, kjo zgjat zakonisht pesë vite ndërsa statusi i personit të pranuar është në kohëzagjatje prej një viti me të drejtë për ta tërhequr autoritetet vendimin edhe më herët, në të dyja rastet.