Aziri në premierën e shfaqjes “Tango” në teatrin e Tetovës

Sot sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë z. Valmir Aziri mori pjesë në premierën e shfaqjes kamertale “Tango”, e cila është në regji të Elhame Kutllovcit, autorësi të Sllavomir Mrozhek dhe asistencë të Elmir Sejfullait.

Mesazhet e shfaqjes “Tango”, u përcollën përmes aktorëve Ermal Çanga, Arsim Kaleci, Merita Limani Mustafa, Muzafer Etemi, Burhan Amiti, Ajete Rexhipoviq dhe Linda Shabani.
Për veshjen e aktorëve u përkujdes Samka Ferri ndërsa mbi skenografinë Mentor Berisha. Kompozimin e shfaqjes e bëri Alzan Gashi ndërsa koreografinë Agnes Nokshiq.

Premiera e shfaqjes “Tango” u mbajt në Teatrin e Tetovës dhe e njëjta do të vie te publiku edhe nesër (30.06), me fillim prej orës 20:00.