Aziri takon Fazlinë dhe Mjakun (FOTO)

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri vizitoi Teatrin e Tetovës, ku u prit nga drejtori i Teatrit të Tetovës z. Arsim Fazlia si dhe nga selektori i Festivalit Ndërkombëtar të Dramës z. Bajrush Mjaku.

Drejtori Fazlia, e njoftoi hollësisht sekretarin Aziri për mbarë vajtjen e punëve të ndërtimit të Teatrit të Tetovës si dhe për rrjedhën e zhvillimit të projekteve në këtë Teatër ndërsa selektori i Festivalit, z. Bajrush Mjaku e informoi atë për mbarë vajtjen e punës së Festivalit Ndërkombëtar të Dramës si dhe rreth organizimit të tij.

Ky festival do të mbahet në fillim të tetorit në Tetovë.

Mes tjerash, aktori i mirënjohur shqiptarë z.Mjaku, sekretarit Aziri, në mënyrë solemne ja dorëzoi edhe librin me titull “Urtësi e Marrëzi”, libër ky i cili u mbështet nga ana e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë.