Azis Pollozhani mban premtimin e dhënë dy vite më parë

Universiteti Nëna Tereza në Shkup startoi me ciklin e dytë të studimeve. Studimet postdiplonike, që ishin edhe një nga premtimet që u bënë nga Rektori AzisPollozhani, para dy viteve tashmë po realizohen, ndërsa 36 kandidatë do të zhvillojnë ligjëratat e ciklit të dytë në gjithsej shtatë programe studimore, dhe atë:Inxhinieri ekonomike dhe menaxhment, media dhe komunikim ndërkulturorë, inxhinieri softuerike e aplikuar,punë sociale dhe politikë sociale, sport dhe shkencasportive, studime evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe matematikë-informatikë për mësimdhënie.

Në ceremoninë e rastit rektori i UNT-së, Prof.Dr. AzisPollozhani, u uroi mirëseardhje kandidatëve të diplomuar të cilët plotësuan kushtet për ndjekjen e ciklit të dytë të studimeve, në këtë universitet shtetërorë në gjuhën shqipe në Shkup.

Pollozhani gjatë fjalimit të tij theksoi se Universiteti Nënë Tereza në Shkup funksionon në bazë të parimit ‘Studentiështëipari’, ndërsanëmënyrësimbolike u ndauindeksatkandidatëvetëgjeneratëssëparëtëstudimevepostdiplomike, qëparaqetnjëngjarjetëveçantëpërinstitucioninmëtëritëarsimittëlartënëgjuhënshqipenë vend, dheiciliështë duke izhvilluarprogramet e paraparagjatëthemelimit, dyvitemëparë.

Data 10 dhjetor 2018 për UNT-në paraqet realizim të vullnetit, vizionitdhe ambicieve të kandidatëve, të cilët shfaqën interes të jashtëzakonshëm për të vazhduar profesionalizmin e tyre në sferat përkatëse duke u regjistuar në shtatë programet studimore.

Universiteti Nënë Tereza në Shkup, për momentit zhvillon vitin e tretë akademik të studimeve deri-diplomike, në 5 fakultete me gjithsej 28 drejtime studimi.