Azizi: Sondazhet e IRI-t, verifikim dhe garanci për lëvizjen BESA

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa Adnan Azizi përmes një postimi vlerëson se sondazhet e IRI-t nuk janë asgjë më shumë përveç se verifikim dhe garanci për atë që ne shohim çdo ditë në teren për mbështetjen permanente që qytetarët i japin Lëvizjes BESA.

Marketing

‘Organizata jonë politike është padiskutim në rrugë të mbarë dhe kjo çertifikohet me përkrahjen e çdo dite që qytetarët na e japin në realizimin e synimeve dhe qëllimeve strategjike që ka vendosur Levizjes BESA.
Lëvizja BESA rritjen dhe zgjerimin e saj e ka të padiskutueshëm dhe sondazhet elektorale qofshin të IRI-t apo të tjerëve vetëm se vërtetojnë angazhimin dhe punën tonë entuziaste që bëjmë si subjekt ditë e natë drejt rritjes dhe ngritjes së shtëpisë sonë të përbashkët politike.
Forca e Lëvizjes BESA sa vjen e shtohet ditë për ditë më shumë dhe ky sukses i pakontestueshëm që është motiv shtesë për ne si parti është falë mbështetjes popullore që gëzojmë në teren.
BESA është amanet dhe amanetin tonë do ta përcjellim deri në fund. Na priftë e mbara në fitoret e reja të radhës!- shkruan Azizi.

Marketing