Baba për herë të dytë, Besniku i NRG Band surprizohet në ”Soiree”

Solisti i grupit të njohur Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Ai ka zbuluar se bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël dhe vogëlushja e tyre Una do të bëhet me një vëlla.

Besnik Qaka i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC ka treguar se djali i tyre do të vijë në jetë në muajin shtator të këtij viti.

Fill pas kësaj nuk ka munguar edhe urimi dhe përshëndetja live për Besnikun nga Xhavit Dedej, i cili është ngritur dhe ka kënduar këngën “T’ka baba çun” duke ia dedikuar solistit të njohur të NRG Band.

Marketing

Gjithashtu ata të dy ishin në një sfidë për të kënduar këngët e njëri-tjetrit.

Besnik Qaka këndoi “O Shijak me halle” të Xhavit Dedej, ndërsa ky i fundit këngën e famshme të NRG Band “Rina-Rina”.

Ndër të tjera, Besniku iu rikthyeu edhe dashurisë së vjetër të tij në Soiree, siç është bateria dhe ka performuar në bateri këngën e njohur “Mos u nal”. Atmosfera që ata të dy krijuan ishte fanstastike.

Projekti më i fundit muzikor i grupit NRG Band është kënga “Faj” që u publikua gjashtë muaj më parë. Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.