17:19 | 15 Prill 2021

Babai i Ilaix Moribas, Mamady nuk pranoi të përgjigjet kur pyetet për interesimin nga Real Madrid.

Duke biseduar në “Que T’hi Jugues”, ata e pyetën nëse ka pranuar telefonatë nga “Los Blancos”, përcjellë lajmi.net.

“Madrid? Jo, ma mirë të ndalemi këtu, është më mirë të flasim për diçka tjetër, ne jemi te koncentruar te Barcelona”, u shpreh ai.

Ilaix ka kontratë deri në vitin 2022 dhe presidenti i ri i katalunasve, Joan Laporta e ka bërë prioritet rinovimin me të.

Ilaix për pak sa nuk barazoi shifrat në “El Clasicon” e fundit duke goditur shtyllën në minutat e fundit të ndeshjes.

“Ishte gjuajtje impresionuese, ai nuk ia doli të shënojë, por çdo gjë do vijë me kohë”, u shpreh babi i tij.

Gjithashtu i lumtur me paraqitjet e tij është edhe trajneri Ronald Koeman, që e ka vlerësuar disa herë./Lajmi.net/