Babai monstër i kërkon marrëdhënie seksuale vajzës: Do jetë hera e fundit (VIDEO)

Fiks Fare tregoi me audio dhe video fakte të babait përdh*unues. Biseda në të cilat ai pranon se ka kryer marrëdhënie sek*suale me vajzën ,kjo kundrejt dhu*nës fizike. Kjo e fundit vetëm e vetëm, për faktin që vajza mos të tregonte për atë ç’ka babai i bënte.

Madje ai krijonte edhe situata, si shëtitje me makinë apo për të shkuar për të marrë dokumenta me vajzën, si e si të ishte vetëm me të. Edhe ajo ç’ka u pa në video, në Fiks Fare, ishte se babai përdh*unues i kërkon ” princeshës” së tij të kryejnë marrëdhënie sek*suale në makinë. Vajza nuk pranon, por i ati i premton se do të ishte hera e fundit.

“Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë”, shprehet vajza.

Biseda i kalon caqet e një bisede që mund të bëjë një babë me vajzën e tij, duke marrë komplet nota sek*suale, pasi i ati do me çdo kusht që të kryejnë marrëdhënie në makinë. Vajza për t’i shpëtuar situatës i thotë se këtë do e bëjnë kur të mbërrijnë në shtëpi, por ai është dyshues duke u shprehur ” se mos thua në shtëpi, pastaj jo”.

Me të mbërritur në shtëpi babë e bijë vazhdojnë të njëjtën bisedë, ku babai këmbëngulë të kryejë marrëdhënie me vajzën dhe në bisedë e sipër pranon që ka abuzuar sek*sualisht me të. Madje vajza i kujton edhe se sa dh*unë fizike ka ushtruar ai mbi të, duke e rrahur dhe duke e lidhur me litar. Nuk kanë munguar dhe rastet ku ai e ka lidhur me karikuesin e telefonit.

Ajo që të bie në sy në bisedë, kur vajza i kërkon llogari se çfarë babai mund të jetë ai që abuzon me vajzën e vetë ai shprehet, ” sa të bredhësh poshtë e lartë më mirë të shkosh me mua”.