Mjeku nga SHBA-ja, Carlos Franciso Vallejo, i cili ishte 57-vjeç ishte infektuar nga një pacient dhe më pas kishte infektuar të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë edhe babanë e tij, njofton The Independent.

Mjeku Carlos Vellejo, ishte shef pavioni në spitalin “Palmetto General Hospital”, dhe kujdeseshe për të moshuarit në tre azile pleqsh.

57-vjeçari së bashku me të atin i cili dhe ai ishte një mjek, u shtruan në spital më 27 qershor, por fatkeqësisht humbën jetë.

Babai i tij 89 vjeçar, Dr Jorge A Vallejo me profesion ishte gjinekolog.

Familja me Vellejo prejardhje nga Kuba ka rrënjët nga Guantanamo. Familja shquhet për breza të tërë mjekësh dhe dentistësh. Vellejo-t  numërojnë mbi 20 të punësuar në sistemin shëndetësorë.