Babi i Xhejhanës padit Irena Ristiq, Mexhiti: Më shtoj dhimbjen për vajzën

Fejsall Mexhiti, babai i Xhanetës, vajzës e cila u mbytë më 5 nëntor në Gostivar, ka ngritur padi penale ndaj aktivistes për të drejtat e njeriut Irena Ristiq.

Marketing

Kjo e fundit në një postim në facebook ka hapur dilemat mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike.

Ristiq ka shkruar se vajza ka qenë e keqtrajtuar nga prindi shkaku i një afere dashurie dhe se nuk e ka humbur jetën ashtu siç u raportua: “nga ikja prej qenve endacak”.

Sot para gjykatës në Gostivar, Fejsall Mexhiti tha se shpifje dhe se Ristiq akoma më shumë ia ka shtuar dhimbjen për rastin të cilin siç tha, nuk mund ta harron kurrë.

Marketing