Babovski dhe Selami: U paguan 138 milion denarë për subvencione për kultura të kopshtarisë të dorëzuara në kapacitetet përpunuese

U paguan 138 milion denarë për subvencione për kultura të kopshtarisë të dorzuara në kapacitetet përpunuese
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural sot, në llogaritë e 2.944 subjekteve, ka paguar afër 138 milion denarë për kulturat e kopshtarisë, të cilat u janë dorëzuar kapaciteteve përpunuese. Bëhet fjalë për pagesën e mjeteve nga masa 1.7, përkatësisht, subvencione nga masa shtesë për kulturat e kopshtarisë të dorëzuara në kapacitetet përpunuese.
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar disa ditë më parë edhe 195 milion denarë për qumështin e dorzuar dhe arpën e orizit. Prej shumës totale 153.4 milion denarë janë lëshuar në llogaritë e prodhuesve të qumështit dhe 41.4 milion denarë në llogaritë e 1,130 prodhuesve të orizit, për subvencionin shtesë prej 5 denarësh për dorzimin e arpës së orizit, e cila masë u soll nga bilanci i prishur midis ofertës dhe kërkesës dhe çmimit shum të ulët të blerjes. Me këtë, subvencion i ri shtesë ka nxitur blerjen e rënë dakord të arpës së orizit nga korrja e vitit 2018. Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural vazhdon pagesën jo selektive të mjeteve të subvencioneve në periudhën në vijim. Në një ditë, të gjithë ata që I pranojnë kushtet për ndihmë financiare u paguhen mjetet për subvencione.

Marketing