Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev sot tha se pas disa paralajmërimeve nga ana e qeverisë për largimin e flamurit rus dhe maqedonas, ndërmarrja qeveritare për hapësirë banesore dhe komerciale, ka njoftuar se do ta zhvendos partinë në të cilën ai është lider.

Ai njoftoi se ky është presion mbi partinë dhe pyet nëse ata kur do të vijnë në pushtet, a duhet ta djegin selinë e LSDM-së.

“Qeveria bën presion para referendumit për shkak të fushatës që do ta fillojë partia e tij. Baçev tha se nuk do të lejojnë që të zhvendoset selia e partisë së tij dhe do ta mbrojnë me çdo çmim”, ka theksuar Baçev.